Aksident i rëndë në Pejë, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Vitomeric të Pejës.
Dyshohet se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit raportohet se kjo pjesë e rrugës është mbyllur përkohësisht.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri në pubikimin e këtij lajmi nuk ka informacione.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/