75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / OSH

Aksident i rëndë në Pejë, 3 vetura bëhen “kërrsh”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të komunës së Pejës.

Tri vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor i cili po merret me rastin.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar, kurse dëmet materiale të automjeteve shihen të jenë të mëdha./IndeksOnline/