75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Aksident i rëndë në Podujevë, në vendngjarje shihet edhe autoambulanca

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Podujevë-Shajkovc.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i aksidentit ku shihet edhe autoambulanca.

Në vendin e aksidentit ndodhet policia e cila është duke u marrë me rastin.

IndeksOnline ka pyetur policinë për këtë aksident dhe sapo të përgjigjen do t’iu mbajmë të informuar…