75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 16 Mars 2025 / FR

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Burime për A2 CNN pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi.

Gjithashtu, mësohet se viktima, 41-vjeçari me inicialet B.M., ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë e goditjen fatale.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për rrethanat e këtij aksidenti.