75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Aksident i rëndë në Prishtinë, anësorja i “hyn” në veturë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para një ore në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për IndeksOnline ka thënë se një person ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.