75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / L K

Aksident i rëndë në Prishtinë, një veturë bie nga rrethrrotullimi (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës.

Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë nga rrethrrotullimi poshtë.

Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.

Sipas një dëshmitari i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngarjes.