75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 18 Shtator 2022 / AR

Aksident i rëndë në Prizren, 6 të lënduar, një në gjendje serioze

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit, ku një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Të lënduarit po marrin trajtim në spital.