14:08 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / k.v

Aksident i rëndë në Prizren, vetura përfundon e rrokullisur në mes të rrugës (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku një veturë shihet e rrokullisur në mes të rrugës.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende zyrtarisht policia nuk ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/