09:49 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, rrezikohet jeta e dhjetëra kalimtarëve (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09 e 30 minuta në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Dy vetura me targa lokale janë ndeshur mes vete duke lënë persona të lënduar përbrenda veturave.

Rreziku për kalimtarët ishte i madh pasi siç shihet në fotot e siguruara nga Indeksonline, dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shikimin e aksidentit./Indeksonline/