18:53 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në qytetin shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fier-Seman.

Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një fëmijë, duke e lënë në gjendje të rëndë, njoftojnë mediat shqiptare.

Sipas policisë, shoferi i makinës tip ‘Skoda’ me inicialet A. Xh., është shoqëruar për komisariat.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fermë-Çlirim.

Fëmija me inicialet V. G., është nisur për në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Temat: