Aksident i rëndë në Rahovec, dy femra të lënduara
Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa çastesh në Xerxe të Komunës së Rahovecit.
Në këto pamje të dërguara nga vendi i ngjarjes, shihet vetura e cila është rrotulluar.

Një dëshmitari për Indeksonline ka treguar se veturën po e voziste një femër ku ishte bashkë me një pasagjere në momentin e aksidentit.
Për pasojë nga aksidenti, njëra është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në QKUK për të marrë shërbim emergjent, ndërsa tjetra është dërguar në Spitalin e Gjakovës.
Këto ditë kur temperaturat në vend kanë ndryshuar, edhe aksidentet janë shtuar.
Të shtunën dy persona kanë vdekur në aksidente të ndara, njëra në dalje të Lipjanit e tjetra në magjistralen Prishtinë-Ferizaj./Indeksonline/
