Aksident i rëndë në Rakosh të Istogut, përplasen dy vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:50 në fshatin Rakosh të Istogut.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/