75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 17 Maj 2024 / FR

Aksident i rëndë në Raushiq të Pejës, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raushiq të Pejës.

Këtë për Indeksonline ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku njoftuan se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 persona.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”, thuhet në konfirmim./Indeksonline/