Aksident i rëndë në rrugën Besi -Millshevë, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Besi -Millshevë, ku për pasojë tre persona janë lënduar rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Millshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur për IndeksOnline Flora Ahmeti, zyrtare për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.