19:05 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 5 të plagosur dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit.

Nga se bëhet e ditur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Njëri nga të plagosurit, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.