14:28 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan – Prishtinë, një veturë përfundon jashtë rrugës

Si pasojë e moskujdesit gjatë ngasjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Sipas pamjeve, vetura ka goditur një shtyllë, ndërsa ka përfunduar jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 11:00 sot ka ndodhur një vetaksident, në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale, ka të lënduar, por që kanë marr lëndime të lehta.”./Indeksonline