75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 01 Maj 2025 / A. M.

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Pogradec, vetura godet për vdekje këmbësoren

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqi.

Një mjet ka përplasur këmbësoren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.