75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë- Prishtinë, lëndohen 6 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Mitrovicë- Prishtinë, ku si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur gjashtë persona të lënduar.

Në aksident mësohet që janë përfshirë dy vetura.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku sipas policisë arsyeja e aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotëme rreth orës 18:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor ne fshatin Shupkovc, Të përfshira në aksident dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë mosmbajtja e distancës “, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti..