75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / k.v

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër parkut të biznesit në Drenas.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku raportohet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Pejës.

Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/