75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 14 Korrik 2026 / KV

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë–Pejë, lëndohet shoferi i traktorit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Kijevë të Malishevës, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor i ngarkuar me miell.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i bllokuar për një kohë, derisa njësitet e Policisë së Kosovës kanë kryer procedurat e nevojshme dhe kanë larguar automjetet nga vendi i ngjarjes, duke normalizuar trafikun.

Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga policia e trafikut.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin./IndeksOnline/