75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / k.v

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër persona të lënduar (Video)

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën Podujevë–Prishtinë, më saktësisht në fshatin Sekiraçë.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore, raporton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”,  ka deklaruar Ahmeti.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve./IndeksOnline/