11:32 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Rugovë të Pejës, bien dy vetura nga ura

Një aksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës, ku dy vetura kanë rënë nga një urë gjatë ditës së sotme.

Burimet e Indeksonline tregojnë që nuk ka pasur viktima, përveq dëmeve materiale.

Arsyeja e këtij aksidenti kanë qenë ngricat në rrugë. Ndërkohë që me rastin në fjalë po merren organet e rendit./Indeksonline/