19:20 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Një aksident tragjik ka ndodhur në pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit Alfa Mondi Gjergji dhe foshnja e tij 8 muajshe kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë.

Sipas informacioneve, edhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksident ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Mondi Gjergji ishte në një makine tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër.

Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.