75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / k.v

Aksident i rëndë në Shtime: Shoferi humb kontrollin dhe godet shenjën e trafikut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku një shofer ka pësuar lëndime të rënda trupore. 

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe ka goditur një shenjë trafiku. 

Përveç dëmeve materiale, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/