75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / FR

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/