Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës/ Vetura dëmtohet rëndë në rrethana misterioze
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, një veturë është vetaksidentuar dhe është dëmtuar rëndë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

