75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / S Z

Aksident i rëndë në Sllatinë, katër të lënduar dërgohen në Emergjencë

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Drejtori i Emergjencës Naser syla ka thënë për “Indreksonline” se në Emergjencë tashmë janë pranuar katër persona të lënduar në këtë aksident.

Syla tha se të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Katër persona  janë pranuar në Emergjencë nga aksidenti në Sllatinë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Syla./Indeksonline/