Aksident i rëndë në Suharekë, tre të lënduar, deklarohet Policia

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren, saktësisht në fshatin Gjinoc.
Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes, raporton Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Indeksonline thotë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Si pasojë, lëndime trupore kanë marrë tre persona.
Me rastin është marrë njësia e trafikut rajonal të Prizrenit. Deri te aksidenti ka ardhë pasi vozitësit nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor./Indeksonline/



