75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Tiranë-Elbasan, drejtuesi i motorit në tokë pa ndienja

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në autostradën Tiranë-Elbasan, para hyrjes në tunel, ku nga raportimet paraprake një makinë është përplasur me motoçikletë.

Nga një foto e siguruar nga A2 duket një djalë, me gjasë personi mbi motor, i cili ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa një polic rrugor kontrollon gjendjen e tij.

I plagosur është dërguar në spitalin e Elbasanit, por nuk ka ende informacione mbi gjendjen e tij, edhe pse dëmtime në kokë.

Ndërkohë Policia ka nisur të bëjë verifikimet për zbardhjen e ngjarjes.