75 Mall Live Search
10:35 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / OSH

Aksident i rëndë në Viti, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në në rrugën “Kllokot” në Viti, mesnatën e së shtunës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e këtij askidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjeër është lënduar rëndë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një automjet me ngasës mashkull Kos. i cili ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe është goditur në një ujëmbledhës nga betoni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj Kos. kanë humbur jetën dhe një tjetër mashkull Kos. është i lënduar rëndë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, i lënduari gjendet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.