75 Mall Live Search
13:41 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Vitomiricë, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vitomiricë të Pejës. Një veturë e tipit Pick Up është ndeshur me një veturë të tipit Mercedes.

Dyshohet se nga aksidenti ka mbetur një person i vdekur ndërsa dy të tjerë janë të lënduar rëndë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Pejës të cilët nuk kanë pranuar të japin ende detaje pasi që njësitet janë ende në terren./Indeksonline/