21:11 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Vlorë, bllokohet autostrada drejt Fierit (Video)

Një autobot që transportonte hidrokarbureve është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë.

Kjo ka çuar në bllokimin e qarkullimit në autostradë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet largimi i autobotit për të zhbllokuar njërën nga korsit e autostradës Levan-Vlorë.

Autoboti dyshohet se ka qenë me një ngarkesë karburanti në momentin e aksidentit.