75 Mall Live Search
07:37 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Aksident i rëndë në Vranidoll, dyshohet se ka vdekur një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një motoçiklist është përplasur me disa mermerë buzë rrugës.

Aksidenti tragjik ndodhi në Vranidoll, raporton IndeksOnline.

Burimet fillestare pohojnë e viktima ka ndërruar jetë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet viktima e shtrirë në tokë, me një gur të madh prej mermeri mbi trup.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin.