Aksident i rëndë në Vranjefc, tri vetura të përfshira

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Vranjefc në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, sipas informacioneve fillestare.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas videos, një veturë është shkatërruar pothuajse plotësisht si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shihet të jenë dalë edhe 2 autoambulanca.
Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar./IndeksOnline/