75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / MSH

Aksident i rëndë në Vrellë të Istogut

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte, në fshatin Vrellë të Istogut.

Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi në hyrje të fshatiz, teksa të përfshira dyshohet të jenë pesë vetura.

Nuk raportohet për viktima, por disa pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes.

Ende nuk dihet rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Njësitet relevante të policisë, bashkë me ato mjekësore, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Më poshtë pamje: