75 Mall Live Search
08:37 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Aksident i rëndë në Zubin Potok, humb jetën një person

Një person, drejtues i makinës, ka humbur jetën pasi nga pakujdesia ka goditur tri vetura të tjera të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Zubin Potok.

Sipas Policisë, nga ky aksident janë lënduar tre pasagjerë të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim.

Trupi i pajetë i viktimës i është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 18.12.2021 – 00:45. Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore” thuhet në raportin e Policisë.