15:03 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë, përplaset për vdekje një grua shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën një grua. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në “Misto mame”, ku një automjet tip “Benz” me targa AA200PA ka marrë përpara një grua.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kalimtarja ka ndërrua jetë menjëherë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.