Aksident i rëndë rrugës për Gërmi, ka të lënduar [Foto]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht rrugës për në Parkun Nacional të “Gërmisë”.
Sipas një lexuesi të “Indeksonline” bëhet e ditur se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Picap dhe “Hundai”.
Po ashtu mësohet se nga kjo e fundit ka të lënduar, lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anonim ka treguar se auto-ambulanca ka marrur një person dhe ka shkuar pastaj në drejtim të QKUK-së, shkruan Indeksonline.
Ky aksident ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/