Aksident i rëndë te “kafet e vogla” në Prishtinë, vetura përplaset me 2 motoçikleta (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku midis një veture dhe dy motoçikletave, ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur afër Ambasadës kroate te “kafet e vogla”, ndërsa rruga aktualisht është e bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa aktualisht nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur autoambulanca dhe policia e trafikut të cilët po merren me rastin./IndeksOnline/