75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 06 Tetor 2023 / k.v

Aksident i rëndë te ‘rrethi i flamurit’ në Prishtinë, krijohen kolona të gjata (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve te ‘rrethi i flamurit’ në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar./IndeksOnline/