75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / k.v

Aksident i rëndë trafiku afër Fushë Kosovës (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Fushë Kosovë-Veternik.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes janë parë policia mirëpo deri më tani nuk ka informacione për numrin e të lënduarve.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigje zyrtare nga policia përkitazi me këtë aksident./IndeksOnline/