75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku afër Merdarit, përfshihen 3 vetura

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Livadicë të Podujevës, raporton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku të njëjtit kanë thënë se ka disa persona të lënduar.

Policia është njoftuar për aksidentin e ndodhur, saktësisht në rrugën nga Livadica që të shpie drejt pikës kufitare Merdar./IndeksOnline/