Aksident i rëndë trafiku afër Prizrenit, dy persona nisën drejt emergjencës (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta në rrugën Prizren-Zhur.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihen dëmet e konsiderueshme të shkaktuara në vetura.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë Rajonale në Prizren, ku sipas tyre në aksident janë lënduar dy persona të cilët janë nisur drejt emergjencës.

“Kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur te rrethi, rruga për Hoqë të qytetit. Dy persona të lënduar janë në drejtim të emergjencës. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe raportohet për dëme materiale”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë rajonale, Shaban Osmanollaj.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/
