Aksident i rëndë trafiku në Balincë, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në Balincë të Malishevës.
Në vendin e ngjarjes shihet prania e policisë, ndërsa një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Policia e trafikut po përkujdeset për rregullimin e qarkullimit të automjeteve, derisa të përfundojnë procedurat.

