75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Bradash, zjarrfikës, policë e mjekë në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bradash të Podujevës, raporton IndeksOnline.

Një kamion dhe një veturë i tipit “Golf II” janë ndeshur mes veti ku në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit, policia dhe autoambulanca.

Deri tani nuk ka informacione për humbje të jetëve as për numrin e personave të lënduar në këtë aksident të rëndë.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident