75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 27 Qershor 2025 / MSH

Aksident i rëndë trafiku në dalje të Prishtinës, shkaktohen kolona

Një aksident trafiku ka ndodhur çaste më parë në dalje të Prishtinës, në drejtim të qytetit të Fushë-Kosovës.

Një kamion transportues raportohet të jetë dëmtuar nga aksidenti që ndodhi në magjistrale, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Për shkak të frekuentimit të lartë të këtij segmenti rrugor, sidomos ditëve të premte, janë shkaktuar kolona të konsiderueshme pranë vendit ku ndodhi ky aksident./IndeksOnline/