75 Mall Live Search
10:01 / E Diele, 21 Shtator 2025 / Burim

Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë.

Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, viktima derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.