11:54 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Han të Elezit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet se dy automjete janë ndeshur direkt në mes të rrugës.

Në vendin e aksidentit menjëherë është paraqitur policia rrugore dhe zjarrfikësit.

Deri më tani nuk ka informacione për të vdekur, por disa persona kanë marrë lëndime trupore./IndeksOnline/