09:33 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Rufc të Lipjanit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Rufc të Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent në stacionin e Lipjanit./Indeksonline/