75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Aksident i rëndë trafiku në Polac, lëndohen shtatë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, saktësisht në fshatin Polac.

Në këtë aksident janë lënduar 7 persona. Këtë për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas  përkatsisht në segmentin rrugor në fshatin Polac,

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kan  kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.